Ha 22 akrepa te gjalle! - Man Eats 22 Live Scorpions
Postuar nga Miremengjes.com on February 18, 2009 – 12:49 pm -Tags: akrepa, eat, kafshe, live, man, scorpions
Kategoria Bote e cuditshme, Video ekstreme, Video me kafshe | Lini nje koment »
Takim me nje ari polar
Postuar nga Miremengjes.com on August 6, 2008 – 11:03 pm -Sa i rrezikshem mund te jete nje ari polar? Shume! Por…, jo gjithmone!
Ja disa foto per tu bindur:

Tags: ari, ariu, polar
Kategoria Bota e kafsheve, Bote e cuditshme | 1 Koment »
Dennis Abner - Njeriu mace
Postuar nga Miremengjes.com on August 1, 2008 – 8:09 pm -
Emri: Catman (njeriu mace)
Emri i vjeter: Dennis Abner
Ne moshen 23 vjecare Dennis Abner pa nje enderr ne te cilen nje indian i tregonte se duhet te ndiqte “rrugen e tigrit”. Qe prej asaj dite mori ate rruge derisa arriti te behej ky qe eshte sot: “njeriu mace”.
Tatuazh pas tatuazhi, operacion pas operacioni, Dennis ne 25 vjet ka shpenzuar rreth 150.000 dollare per t’u shnderruar ne nje “njeri mace” te vertete.

Pervec kesaj, ai ka harxhuar me shume se 2000 ore per te mbuluar gati te gjithe trupin me tatuazhe, per te mbjelle mustaqet dhe per te ribere dhembet. Gjithashtu ai perdor lente per syte qe e bejne t’i ngjaje edhe me shume nje maceje te vertete.
Tags: catman, Dennis Abner, mace, macja
Kategoria Bote e cuditshme, Kuriozitete | 1 Koment »
Leng placente
Postuar nga Miremengjes.com on July 31, 2008 – 10:28 pm -
Titulli i ketij artikulli thote gjithcka: Placenta 10000, gjetja e fundit e japonezeve ne fushen e pijeve energjike, eshte nje pije qe nxirret nga placenta e derrit.
(Per ata qe nuk e dijne, Placenta eshte nje organ qe ndodhet ne barkun e nenes dhe ben te mundur shkembimin e lendeve ushqyese ndermjet nenes dhe femijes gjate shtatzanise.)
Por perse duhet t’a pijme kete leng? Sepse ne Japoni thuhet se ekstrakti i placentes ka veti rigjeneruese, ne gjendje te ekzaltoje bukurine e atij qe e pi. Prodhuesit e rekomandojne per cfaredolloj diete.
Cmimi: rreth 8 dollare.
Pervec versionit Placenta 10000 eshte gjithashtu ne shitje edhe Placenta 40000, nje koncentrat i vertete, qe permban nje sasi placente 40 here me te madhe.
Burimi: CScoutJapan.com
Tags: japoni, leng, pije, placenta, Placenta 10000
Kategoria Bote e cuditshme, Kuriozitete | Lini nje koment »
Pruthviraj Patil - Djali ujk
Postuar nga Miremengjes.com on July 30, 2008 – 7:04 pm -
Pruthviraj Patil vuan qe kur ka lindur nga nje semundje e rralle gjenetike e quajtur “Sindroma e Likantropit” ose “Sindroma e Ujkut”. Mendohet se ne te gjithe boten ekzistojne me pak se 50 vete qe vuajne nga kjo semundje.
Prinderit e Pruthviraj kane provuar cdo lloj kure per djalin e tyre, duke perfshire homiopatine, metodat tradicionale indiane dhe kohet e fundit edhe lazerin, por asnje nga keto kura nuk ka dhene efekt. Tani i ka mbetur vetem te shpresoje se nje dite mjeket do te gjejne nje kure perfundimtare per kete semundje.
“Do te me pelqente qe te gjitha keto qime te hiqeshin, por edhe pasi provova terapine me lazer, ato u rriten perseri. Doktoret nuk arrijne t’a shpjegojne dot!” - thote djali.
Qimet qe mbulojne fytyren e Pruthviraj, kane ushqyer gjithmone kuriozitetin e te gjithe njerezve qe e kane pare duke e bere objekt bisedash. Pikerisht per kete prinderit e tij jane munduar te evitojne daljet e tij nga fshati i vogel ku jeton ne Indi. Lexo me teper »
Tags: djale, djali, Indi, Pruthviraj Patil, ujk
Kategoria Bote e cuditshme, Kuriozitete | Lini nje koment »
Derrkuci me fytyre majmuni
Postuar nga Miremengjes.com on July 27, 2008 – 9:43 pm -
Kjo qe shikoni ne foto eshte nje krijese qe ka habitur jo pak banoret e nje fshati kinez. Ka lindur pak dite me pare ne fshatin e quajtur Fengzhang, ne Kine dhe ka mbledhur shume njerez rreth tij qe e kane pare me kurreshtje por asnjeri nuk ka patur guximin t’a preke, pervec te zotit.

Derrkuci i porsalindur ka nje fytyre qe i ngjan shume asaj te nje majmuni: dy buze te dala, nje hunde te vogel dhe dy sy te medhenj te rrumbullaket. Kembet e tij te prapme jane me te gjata se kembet e perparme. Per shkak te tyre derrkuci i vogel nuk ecen dot normalisht por me kercime.
Miku i tij me i mire eshte i biri i te zotit te cilit i pelqen te luaje me te dhe t’a ushqeje me qumesht.
Burimi: orange.co.uk
Tags: derr, derrkuc, majmun
Kategoria Bota e kafsheve, Bote e cuditshme | Lini nje koment »
Urinon mbi shinat e elektrifikuara. Gjen vdekjen polaku 41 vjecar.
Postuar nga Miremengjes.com on July 26, 2008 – 7:38 pm -
Ngjarja ka ndodhur para disa ditesh ne nje stacion treni ne jug te Londres, ne Angli. Nje turist polak 41 vjec, duke mos gjetur dot vend per te kryer nevojat personale ka urinuar mbi shinat e trenit ku kalonte rryme elektrike. Ka vdekur ne vend pasi nje ngarkese prej 750 volt i ka pershkuar trupin.
Viktima ishte i martuar, punonte si mesues dhe mendohet te kete ardhur per vizite ne Angli per te permiresuar anglishten e tij. Policise i eshte dashur nje jave per te identifikuar kufomen.
Sistemi hekurudhor Britanik ka nje gjatesi prej rreth 10200 miljesh dhe 40% e tij eshte e elektrifikuar.
Burimi: the sun
Tags: Angli, Britani, elektricitet, elektrik, korent, stacion, tren, vdekje, vdes
Kategoria Bote e cuditshme | Lini nje koment »
Shiv Charan, studenti me i keq ne Bote!
Postuar nga Miremengjes.com on July 25, 2008 – 1:41 am -
Shiv Charan ka marre rezultatet e provimeve para disa ditesh duke zbuluar se ka ngelur ne te gjitha lendet pervec se ne lenden “Hindi”. Ai ka ngelur ne anglisht, ne shkenca, ne matematike etj. Gjera qe ndodhin do te thonit ju ne qofte se nuk do te ishit ne dijeni te faktit se Shiv ka 38 vjet qe ngel ne klase.
Gjithcka lindi kur Shiv vendosi te mos martohej deri kur te arrinte te kalonte te gjithe provimet. Qe atehere ai paraqitet rregullisht ne mesim dhe jep cdo vit provimet te cilat nuk ka arritur kurre t’i kaloje. Kete vit ai ka ngelur per te 38-en here. Edhe pse 74 vjecari ka vendosur t’ia dedikoje jeten e tij studimit, ai nuk ka arritur kurre te jete nje nxenes i mire.
Ai tregon se premtimi i bere ne vitin 1969 eshte e vetmja arsye qe e ben te ngule kembe ne studimet e tij dhe thote se: “Me mire te vdes sesa te mos mbaj premtimin! Do te vazhdoj keshtu deri kur te arrij te kaloj provimet, nuk ka rendesi se sa kohe do te me duhet!”.
“Per mua te kaloj provimet nuk eshte vetem nje kenaqesi personale, por kjo do te me hape dyert drejt marteses.”
“Kete vit nuk me ka ecur edhe aq keq” - vazhdon ai - “sepse nje lende e kam kaluar. Problemi im mbetet matematika, e cila me ul mesataren!”
Nga rezultatet shkollore te Shiv mund te konfirmojme me bindje se ai eshte studenti me i keq ne Bote. Shpresojme t’ia arrije qellimit!
Tags: Shiv Charan
Kategoria Bote e cuditshme, Kuriozitete | 1 Koment »





