Dennis Abner - Njeriu mace
Postuar nga Miremengjes.com on August 1, 2008 – 8:09 pm -
Emri: Catman (njeriu mace)
Emri i vjeter: Dennis Abner
Ne moshen 23 vjecare Dennis Abner pa nje enderr ne te cilen nje indian i tregonte se duhet te ndiqte “rrugen e tigrit”. Qe prej asaj dite mori ate rruge derisa arriti te behej ky qe eshte sot: “njeriu mace”.
Tatuazh pas tatuazhi, operacion pas operacioni, Dennis ne 25 vjet ka shpenzuar rreth 150.000 dollare per t’u shnderruar ne nje “njeri mace” te vertete.

Pervec kesaj, ai ka harxhuar me shume se 2000 ore per te mbuluar gati te gjithe trupin me tatuazhe, per te mbjelle mustaqet dhe per te ribere dhembet. Gjithashtu ai perdor lente per syte qe e bejne t’i ngjaje edhe me shume nje maceje te vertete.
Tags: catman, Dennis Abner, mace, macja
Kategoria Bote e cuditshme, Kuriozitete | Lini nje koment »
Leng placente
Postuar nga Miremengjes.com on July 31, 2008 – 10:28 pm -
Titulli i ketij artikulli thote gjithcka: Placenta 10000, gjetja e fundit e japonezeve ne fushen e pijeve energjike, eshte nje pije qe nxirret nga placenta e derrit.
(Per ata qe nuk e dijne, Placenta eshte nje organ qe ndodhet ne barkun e nenes dhe ben te mundur shkembimin e lendeve ushqyese ndermjet nenes dhe femijes gjate shtatzanise.)
Por perse duhet t’a pijme kete leng? Sepse ne Japoni thuhet se ekstrakti i placentes ka veti rigjeneruese, ne gjendje te ekzaltoje bukurine e atij qe e pi. Prodhuesit e rekomandojne per cfaredolloj diete.
Cmimi: rreth 8 dollare.
Pervec versionit Placenta 10000 eshte gjithashtu ne shitje edhe Placenta 40000, nje koncentrat i vertete, qe permban nje sasi placente 40 here me te madhe.
Burimi: CScoutJapan.com
Tags: japoni, leng, pije, placenta, Placenta 10000
Kategoria Bote e cuditshme, Kuriozitete | Lini nje koment »
Pruthviraj Patil - Djali ujk
Postuar nga Miremengjes.com on July 30, 2008 – 7:04 pm -
Pruthviraj Patil vuan qe kur ka lindur nga nje semundje e rralle gjenetike e quajtur “Sindroma e Likantropit” ose “Sindroma e Ujkut”. Mendohet se ne te gjithe boten ekzistojne me pak se 50 vete qe vuajne nga kjo semundje.
Prinderit e Pruthviraj kane provuar cdo lloj kure per djalin e tyre, duke perfshire homiopatine, metodat tradicionale indiane dhe kohet e fundit edhe lazerin, por asnje nga keto kura nuk ka dhene efekt. Tani i ka mbetur vetem te shpresoje se nje dite mjeket do te gjejne nje kure perfundimtare per kete semundje.
“Do te me pelqente qe te gjitha keto qime te hiqeshin, por edhe pasi provova terapine me lazer, ato u rriten perseri. Doktoret nuk arrijne t’a shpjegojne dot!” - thote djali.
Qimet qe mbulojne fytyren e Pruthviraj, kane ushqyer gjithmone kuriozitetin e te gjithe njerezve qe e kane pare duke e bere objekt bisedash. Pikerisht per kete prinderit e tij jane munduar te evitojne daljet e tij nga fshati i vogel ku jeton ne Indi. Lexo me teper »
Tags: djale, djali, Indi, Pruthviraj Patil, ujk
Kategoria Bote e cuditshme, Kuriozitete | Lini nje koment »
Akuariumi me i madh ne Bote
Postuar nga Miremengjes.com on July 28, 2008 – 6:33 pm -
Quhet Churaumi Aquarium dhe ndodhet ne Okinawa, ne Japoni.
Akuariumi gjigand eshte i thelle 10 metra, i gjere 35 dhe i gjate 37 metra. Eshte aq i madh sa per t’i rezistuar presionit te ujit xhamat e akuariumit kane nje trashesi prej me shume se gjysme metri. Ne videon me poshte mund te shikoni disa pamje spektakolare nga ky akuarium:
Tags: akuarium, Bote, churaumi aquarium, det, japoni, okinawa, peshk, peshkaqen, uje, video
Kategoria Bota e kafsheve, Kuriozitete, Rekorde | 1 Koment »
Dreri me 6 kembe
Postuar nga Miremengjes.com on July 25, 2008 – 1:32 pm -
Eshte zbuluar rastesisht nga Everett Springs, ne Georgia, pasi dy qen e kane sulmuar, prane nje shtepie ne fshat. I zoti i qenve ka arritur t’a shpetoje dhe e ka derguar ne kliniken e kafsheve ne West Rome, ku i eshte dhene ndihma e pare dhe i eshte prere njeri nga dy bishtat per shkak te plageve te marra nga sulmi i qenve.
Dreri ne fjale ka 4 kembe te prapme dhe per te ecur perdor vetem dy prej tyre.
Tags: dre, dreri, kafshe, kembe
Kategoria Bota e kafsheve, Kuriozitete | Lini nje koment »
Shiv Charan, studenti me i keq ne Bote!
Postuar nga Miremengjes.com on July 25, 2008 – 1:41 am -
Shiv Charan ka marre rezultatet e provimeve para disa ditesh duke zbuluar se ka ngelur ne te gjitha lendet pervec se ne lenden “Hindi”. Ai ka ngelur ne anglisht, ne shkenca, ne matematike etj. Gjera qe ndodhin do te thonit ju ne qofte se nuk do te ishit ne dijeni te faktit se Shiv ka 38 vjet qe ngel ne klase.
Gjithcka lindi kur Shiv vendosi te mos martohej deri kur te arrinte te kalonte te gjithe provimet. Qe atehere ai paraqitet rregullisht ne mesim dhe jep cdo vit provimet te cilat nuk ka arritur kurre t’i kaloje. Kete vit ai ka ngelur per te 38-en here. Edhe pse 74 vjecari ka vendosur t’ia dedikoje jeten e tij studimit, ai nuk ka arritur kurre te jete nje nxenes i mire.
Ai tregon se premtimi i bere ne vitin 1969 eshte e vetmja arsye qe e ben te ngule kembe ne studimet e tij dhe thote se: “Me mire te vdes sesa te mos mbaj premtimin! Do te vazhdoj keshtu deri kur te arrij te kaloj provimet, nuk ka rendesi se sa kohe do te me duhet!”.
“Per mua te kaloj provimet nuk eshte vetem nje kenaqesi personale, por kjo do te me hape dyert drejt marteses.”
“Kete vit nuk me ka ecur edhe aq keq” - vazhdon ai - “sepse nje lende e kam kaluar. Problemi im mbetet matematika, e cila me ul mesataren!”
Nga rezultatet shkollore te Shiv mund te konfirmojme me bindje se ai eshte studenti me i keq ne Bote. Shpresojme t’ia arrije qellimit!
Tags: Shiv Charan
Kategoria Bote e cuditshme, Kuriozitete | Lini nje koment »
Disa kuriozitete nga bota e kafsheve #2
Postuar nga Miremengjes.com on March 30, 2008 – 7:38 pm -
17 - Gamilet kane 3 pale vetulla per t’u mbrojtur nga stuhite e reres.
18 - Shume Kavie nuk mund te mbyllin te dy syte njekohesisht.
19 - Degjimi i nje delfini eshte kaq i mprehte sa mund te degjoje nje tingull mbi 20 km larg.
20 - Kermijte mund te flene deri ne 3 vjet ne qofte se kushtet klimatike nuk jane te mira.
21 - Bletet kane 5 sy, 3 te vegjel mbi koke dhe 2 me te medhenj ne balle.
22 - Arinjte Polare jane te vetmit gjitare qe kane qime nen putra. Kjo i ndihmon te mos rreshqasin ne akull dhe mbron putrat nga temperaturat e uleta.
23 - Shume Elefante peshojne me pak se gjuha e nje Balene te Kalter.
24 - Pinguinet mund te kercejne gati 2 metra lart.
25 - Peshkaqeni i Bardhe mund te qendroje disa muaj pa ngrene.
26 - Xhirafat nuk kane korda zanore dhe komunikojne duke bere te vibroje ajrin perreth qafes se tyre te gjate.
27 - Nuk ekzistojne 2 zebra me te njejtat vija te zeza.
28 - Fluturimi i pules me i gjate i regjistruar ndonjehere eshte 13 sekonda.
29 - Ariu Brun mund te vrapoje shpejt njelloj sa nje kale.
30 - Kur nje kelysh xhirafe lind, bie nga nje lartesi prej 2 metrash pa pesuar asgje.
31 - Arinjte polare mund te notojne per me shume se 60 milje pa ndaluar.
Tags: kafshe, kafshet
Kategoria Bota e kafsheve, Kuriozitete | 1 Koment »
Piramida prej kristali
Postuar nga Miremengjes.com on March 7, 2008 – 6:01 pm -
Kjo qe shikoni ne foto eshte nje piramide e ndertuar me gota shampanje nga nje grup njerezish te cilet kane vendosur te thyejne rekordin boteror. Per kete ata kane perdorur 43 mije gota shampanje. Piramida ndodhet ne Wijnegem (prane Antwerpen, ne Begjike), eshte 7 metra e larte dhe peshon 9 ton.

Tags: Antwerpen, Belgjike, kristal, piramide, rekord, Wijnegem
Kategoria Foto, Kuriozitete, Rekorde | 5 Komente »
