Gjendet ne Rusi nje “Femije Shpend”

Postuar nga Miremengjes.com on March 1, 2008 – 4:32 pm -

Gjendet ne Rusi nje “Femije Shpend”

 

Nje “Femije Shpend” eshte gjetur ne Volgograd pak dite me pare. Femija 7 vjecar i eshte marre te emes, nje grua 31 vjecare e cila kishte nje pasion te madh per zogjte, aq sa e kishte lene djalin e saj te rritej si nje njeri i eger. Femija jetonte me te emen ne nje apartament me 2 dhoma te mbushura me kafaze zogjsh dhe ne kushte te keqija higjienike. Mamaja nuk e ka keqtrajtuar femijen dhe as e ka lene pa ushqim, por thjesht nuk i ka folur asnjehere.

Keshtu djali ka arritur te mesoje gjuhen e shpendeve. “Kur fillon t’i flasesh, ai ciceron!” - shpjegon Galina Volskaya, nje punonjese sociale. Femija nuk eshte ne gjendje te kuptoje gjuhen njerezore, e vetmja gje qe arrin te beje eshte te ciceroje dhe kur shikon se njerezit e tjere nuk e kuptojne, perplas krahet njelloj sic bejne shpendet. Lexo me teper »


Tags: , , , , , , , , , , , ,
Kategoria Bote e cuditshme, Kuriozitete | 2 Komente »
 

25 theniet me te bukura nga Albert Einstein

Postuar nga Miremengjes.com on February 26, 2008 – 12:34 am -

Albert Einstein

 

1. Kur mberriti ne SHBA, Ajnshtajnit, si te gjithe emigranteve te tjere, i dhane nje pyetesor per te kompiluar. Nder te gjitha pyetjet te cilave i duhej dhene pergjigje, njera pyeste: “Ciles race i perkisni?”. Dhe ai iu pergjigj: “Races njerezore”.

2. Ne qofte se Teoria ime e Relativitetit do te jete e vertete, Gjermania do te thote se jam gjerman ndersa Franca do te thote se jam qytetar i Botes. Nese teoria nuk do te jete e vertete, Franca do te thote se jam gjerman ndersa Gjermania do te thote se jam hebre.

3. Eshte me e lehte te thyesh nje atom sesa nje paragjykim.

4. Derisa te kete njerez do te kete luftra.

5. Cmenduri eshte te besh gjithmone te njejten gje dhe te presesh rezultate te ndryshme.

6. Semundje shume e keqe racizmi. Por mbi te gjitha e cuditshme: semur te bardhet, por vret te zinjte.

7. Kompjuterat jane shume te shpejte, precize dhe budallenj. Njerezit jane shume te ngadalte, shume pak precize dhe inteligjente. Se bashku perbejne nje fuqi qe e kalon imagjinaten.

8. Bota eshte nje vend i rrezikshem, jo per shkak te atyre qe bejne veprime te keqija por per shkak te atyre qe shikojne pa thene gje.

9. Nuk e di se me cfare lloj armesh do te luftohet ne Luften e Trete Boterore, por di qe ne te Katerten do te luftohet me gure dhe me shkopinj.

10. Ndryshimi midis gjenialitetit dhe budallallekut eshte se gjenialiteti ka limit.

11. Paqja nuk mund te mbahet me force, por mund te arrihet vetem duke kuptuar njeri-tjetrin. Lexo me teper »


Tags: , , , , , , ,
Kategoria Kuriozitete | 1 Koment »
 

Veza e pules me e madhe ne Bote

Postuar nga Miremengjes.com on February 23, 2008 – 2:20 am -

Veza e pules me e madhe ne Bote

 

Ky rekord eshte pak i vjeter por mjaft interesant. Veza qe shikoni ne foto vjen nga Jiangshu ne Kine. Me nje gjatesi prej 9.4 cm, diameter 6 cm dhe me nje peshe prej 198 grame, mund te konsiderohet si Veza e Pules me e Madhe ne Bote. Rekordin e meparshem e mbante nje veze tjeter me gjatesi 7.9 cm, diameter 6.4 cm dhe peshe 176 grame.


Tags: , , , , , , ,
Kategoria Kuriozitete, Rekorde | Lini nje koment »

Rinspeed sQuba, makina e pare nenujore

Postuar nga Miremengjes.com on February 22, 2008 – 6:23 pm -

Rinspeed sQuba

 

Quhet sQuba, makina e pare nenujore e prodhuar nga kompania svicerane Rinspeed, ne gjendje te kaloje nga asfalti ne thellesite detare ne pak sekonda.
Makina ka nje motor normal per te ecur ne rruge dhe dy motore te tjere qe i lejojne te levize nen uje. Kjo eshte nje nga karakteristikat kryesore te sQuba-s e cila jo vetem ecen mbi uje por eshte ne gjendje edhe te zhytet njelloj si nje nendetese.
Materialet perberese te saj jane rezistente ndaj gerryerjes nga kripa. Ndersa ne bordin e saj ka nje aparat qe ben te mundur frymemarrjen nen uje.
Kabina eshte e hapur per arsye sigurie gjithashtu edhe qe pasagjeret te mund te shijojne bukurine e thellesive te detit. Pervec kesaj ka edhe nje sensor lazer per ecjen autonome, pa shofer. Pra duket se Rinspeed ka menduar per gjithcka!
Rinspeed sQuba do te prezantohet me 4 mars ne sallonin e Gjeneves. Nderkohe shikojeni ne veprim ne kete video:

 


Tags: , , , , , ,
Kategoria Kuriozitete, Teknologji | Lini nje koment »

Disa kuriozitete nga bota e kafsheve #1

Postuar nga Miremengjes.com on February 20, 2008 – 1:28 am -

Tigri

 

1 - Lepujt i pelqejne embelsirat por nuk mund t’i hane sepse organizmi i tyre nuk mund t’i trese sheqernat.
2 - Kermijte kane 4 hunde: 2 per te marre fryme dhe 2 per te nuhatur.
3 - Bletet kane qime edhe mbi sy ne menyre qe te mund te kapin sa me shume pjalm qe te jete e mundur.
4 - Kemba e djathte e pules eshte me e ndjeshme se kemba e majte e saj, e cila eshte me muskuloze dhe me e forte.
5 - Spermatozoidi i miut eshte me i madh se spermatozoidi i elefantit.
6 - Pleshtat kane shkaktuar nje numer me te madh vdekjesh se te gjithe lufterat e te gjitha koherave.
7 - Perseri per pleshtat. Ato kane qene shkaku i vdekjes se nje te tretes se popullsise ne Europe ne shekullin XIV.
8 - Macet perdorin mustaqet per te matur gjeresine e vrimave apo vendeve te ngushta dhe per te kuptuar nese trupi i tyre eshte ne gjendje te kaloje ne keto vrima.
9 - Peshqit ngjyre floriri do t’a humbnin ngjyren e tyre pa driten e diellit. Ata kane nevoje per pranine e drites se diellit per te mbajtur pigmentin e tyre karakteristik.
10 - Albatroset jane ne gjendje te fluturojne per mijera e mijera kilometra pa u ndalur. Lexo me teper »


Tags: , , , ,
Kategoria Kuriozitete | 1 Koment »

Treni me i gjate ne Bote

Postuar nga Miremengjes.com on February 17, 2008 – 2:01 am -

Treni me i gjate ne Bote

 
Ky tren qe shkon nga Nouadhibou ne Zouerat ne Mauritani eshte treni me i gjate ne Bote.
Gjatesia e tij arrin deri ne 3 kilometra. Shpejtesia e trenit ndryshon nga lloji i ngarkeses se vagonave. Ai terhiqet nga 4 lokomotiva diesel 3300V secila qe ndodhen ne fillim te trenit i cili perbehet nga rreth 200 vagona, ku secili vagon transporton 84 ton hekur. Trafiku total eshte rreth 16 bilion ton ne vit.
Treni transporton shpesh edhe pasagjere te cilet vendosen ne vagone te caktuar. Ja nje video e trenit ne levizje:

 


Tags: , , , , , , , , , ,
Kategoria Kuriozitete, Rekorde | Lini nje koment »

Te notosh ne rreze te ujevares

Postuar nga Miremengjes.com on February 15, 2008 – 1:36 am -

Ujevarat Viktoria

 

Keto imazhe jane nga ujevarat Viktoria ne Zimbabwe, mbi 100 metra te larta. Keto ujevara ndodhen ne jug te Afrikes ne kufirin midis Zimbabwe dhe Zambia-s. Ne periudhen nga Shtatori ne Dhjetor fale ngadalesimit te konsiderueshem te rrjedhes se ujit eshte e mundur te notosh ne ate qe quhet “Devil’s Pool” (Pishina e Djallit), nje pishine natyrale e krijuar nga shkembinjte pikerisht ne rreze te ujevares.

Vendasit te cilet e njohin shume mire ujevaren dhe pishinen, defrehen duke u hedhur ne uje pa frike, ne nje ambient spektakolar. Ndersa turistet, pak me te permbajtur, jane me te kujdesshem, por ata qe e kane provuar mund te thone me siguri se te notosh ne Pishinen e Djallit eshte me te vertete nje eksperience fantastike. Per me teper shikoni kete video te shkurter:

 


Tags: , , , , , , ,
Kategoria Kuriozitete | Lini nje koment »

Derrkuci i Shen Valentinit

Postuar nga Miremengjes.com on February 14, 2008 – 2:13 pm -

Derrkuc

 

Ky derrkuc me kete pulle ne forme zemre ka lindur para disa ditesh ne nje ferme ne Tayton ne Britanine e Madhe. I zoti tregon se eshte hera e pare ne shume vjet qe shikon te linde nje derrkuc me pulle me forme te qarte zemre. Ai e ka quajtur ate pikerisht Valentino duke pare qe ka lindur ne prag te kesaj feste. Pra, derrkuci i duhur ne momentin e duhur. :) Gezuar Shen Valentinin te gjithe te dashuruarve!


Tags: , , ,
Kategoria Bote e cuditshme, Kuriozitete | Lini nje koment »
 
 
RSS

Futni adresen e email-it per te marre ne posten tuaj artikujt me te fundit ne Miremengjes.com: