Pruthviraj Patil - Djali ujk
Postuar nga Miremengjes.com on July 30, 2008 – 7:04 pm -
Pruthviraj Patil vuan qe kur ka lindur nga nje semundje e rralle gjenetike e quajtur “Sindroma e Likantropit” ose “Sindroma e Ujkut”. Mendohet se ne te gjithe boten ekzistojne me pak se 50 vete qe vuajne nga kjo semundje.
Prinderit e Pruthviraj kane provuar cdo lloj kure per djalin e tyre, duke perfshire homiopatine, metodat tradicionale indiane dhe kohet e fundit edhe lazerin, por asnje nga keto kura nuk ka dhene efekt. Tani i ka mbetur vetem te shpresoje se nje dite mjeket do te gjejne nje kure perfundimtare per kete semundje.
“Do te me pelqente qe te gjitha keto qime te hiqeshin, por edhe pasi provova terapine me lazer, ato u rriten perseri. Doktoret nuk arrijne t’a shpjegojne dot!” - thote djali.
Qimet qe mbulojne fytyren e Pruthviraj, kane ushqyer gjithmone kuriozitetin e te gjithe njerezve qe e kane pare duke e bere objekt bisedash. Pikerisht per kete prinderit e tij jane munduar te evitojne daljet e tij nga fshati i vogel ku jeton ne Indi.
“Eshte shume e veshtire dhe poshteruese kur dal nga fshati im ose kur shkoj ne vende ku nuk me njohin” - vazhdon djali.
Kur ai lindi, banoret e fshatit ishin te bindur se e ema e tij kishte nxjerre ne drite nje Zot. Ndersa te tjere mendonin se ai ishte nje krijese e mbinatyrshme dhe nje shenje e keqe per shkak te pamjes se tij te vecante dhe te rralle.
Per fat te mire, Pruthviraj gezon shendet te shkelqyer dhe eshte shume i famshem ne shkolle.
“Ne fillim, kur shkoja ne shkolle, femijet e tjere me tallnin, por tani me trajtojne si te njejte me ta” - thote i gezuar - “Na pelqen shume te luajme kriket dhe qimet nuk me krijojne aspak problem kur vrapoj pas topit”.
Nderkohe mjeket vazhdojne te kerkojne nje kure per semundjen e tij. Shpresojme t’a gjejne sa me shpejt!
Tag: djale, djali, Indi, Pruthviraj Patil, ujk
Kategoria Bote e cuditshme, Kuriozitete |
Artikuj te ngjashem:
Djali qe ecen ne mur...Djali prej gome...Matt McAllister, rekordi i bluzeve te veshura njeheresh...Gjendet ne Rusi nje “Femije Shpend”...
