Gjendet ne Rusi nje “Femije Shpend”
Postuar nga Miremengjes.com on March 1, 2008 – 4:32 pm -
Nje “Femije Shpend” eshte gjetur ne Volgograd pak dite me pare. Femija 7 vjecar i eshte marre te emes, nje grua 31 vjecare e cila kishte nje pasion te madh per zogjte, aq sa e kishte lene djalin e saj te rritej si nje njeri i eger. Femija jetonte me te emen ne nje apartament me 2 dhoma te mbushura me kafaze zogjsh dhe ne kushte te keqija higjienike. Mamaja nuk e ka keqtrajtuar femijen dhe as e ka lene pa ushqim, por thjesht nuk i ka folur asnjehere.
Keshtu djali ka arritur te mesoje gjuhen e shpendeve. “Kur fillon t’i flasesh, ai ciceron!” - shpjegon Galina Volskaya, nje punonjese sociale. Femija nuk eshte ne gjendje te kuptoje gjuhen njerezore, e vetmja gje qe arrin te beje eshte te ciceroje dhe kur shikon se njerezit e tjere nuk e kuptojne, perplas krahet njelloj sic bejne shpendet. Lexo me teper »
Tags: Afrike, djale, djali, femija, femije, Kamboxha, Mowgli, Rusi, shpend, sindroma, sindrome, Volgograd, zog
Kategoria Bote e cuditshme, Kuriozitete | 2 Komente »
