Te notosh ne rreze te ujevares
Postuar nga Miremengjes.com on February 15, 2008 – 1:36 am -Keto imazhe jane nga ujevarat Viktoria ne Zimbabwe, mbi 100 metra te larta. Keto ujevara ndodhen ne jug te Afrikes ne kufirin midis Zimbabwe dhe Zambia-s. Ne periudhen nga Shtatori ne Dhjetor fale ngadalesimit te konsiderueshem te rrjedhes se ujit eshte e mundur te notosh ne ate qe quhet “Devil’s Pool” (Pishina e Djallit), nje pishine natyrale e krijuar nga shkembinjte pikerisht ne rreze te ujevares.
Vendasit te cilet e njohin shume mire ujevaren dhe pishinen, defrehen duke u hedhur ne uje pa frike, ne nje ambient spektakolar. Ndersa turistet, pak me te permbajtur, jane me te kujdesshem, por ata qe e kane provuar mund te thone me siguri se te notosh ne Pishinen e Djallit eshte me te vertete nje eksperience fantastike. Per me teper shikoni kete video te shkurter:
Tags: Devil's Pool, Pishina e Djallit, pishine, ujevare, Victoria, Viktoria, Zambia, Zimbabwe
Kategoria Kuriozitete | Lini nje koment »

